Page 69 - Demo
P. 69


                                    Talk about it!What is the biggest seed in the world?Pasqyra e dentistitMësuam sePasqyrat na ndihmojnë të shohim çdo gjë që ndodhet pas nesh.Pyetje dhe detyra1. Imagjinoni sikur po udhëtoni me makinë. Nga pasqyra shikoni një mjet që ecën pas makinës suaj. Tregoni rrugën që përshkon drita në këtë rast.2. Shikoni figurën që tregon pasqyrën e dentistit. Paraqitni me anë të një skeme rrugën që përshkon drita, kur dentisti përdor pasqyrën për të parë një dhëmballë. 3. Si ndihmon në parandalimin e aksidenteve vendosja e një pasqyre në rrugët me kthesa? DiskutojmëSi mund të shohim një objekt në korridor, pa e nxjerrë kokën jashtë derës së dhomës?Vëzhgoni figurat. Ato tregojnë disa raste të përdorimit të pasqyrës në jetën e përditshme. Me ndihmën e pasqyrës, njerëzit arrijnë të shikojnë objekte që nuk do të mund t’i shihnin me sy të lirë. Diskutoni rreth rolit të pasqyrës në secilin prej rasteve të mëposhtme.Pasqyrë që përdoret në një dyqan për t’u ruajtur nga vjedhjet.Pasqyrë makine, që shërben për të parë prapa.Pasqyrë sigurie, që i jep mundësi shoferit të shohë makinat në kthesë.5 Si arrijmë t’i shohim objektet 67
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73