Page 72 - Demo
P. 72
vrimëshirit ngjitësKëndet a dhe b janë të barabarta.a bFjalët kyçekënd, rrezeSi pasqyrohet drita?Veprimtaria 5.5Mjetet e nevojshmevend i errët • elektrik dore i fuqishëm •pasqyrë • fletë letre e bardhë • fletë letre e errët • gjilpërë • shirit ngjitës (prej letre)Mënyra si ndodh reflektimi i dritës prej pasqyrës është pak a shumë e ngjashme me mënyrën si kërcen topi kur bie mbi një sipërfaqe të fortë. Kur Albi e hedh topin nga lart-poshtë, topi kërcen drejt tij (shih figurën 1). Kur ai e hedh topin me një kënd, si në figurën 2, topi kërcen nga toka me të njëjtin kënd, duke u larguar prej tij.E njëjta gjë ndodh edhe me reflektimin e dritës. Pra, pasqyra e reflekton dritën me të njëjtin kënd me të cilin drita bie mbi të. Shigjetat në figurë tregojnë rrugën që përshkon drita kur bie mbi pasqyrë. Vijat e drejta përfaqësojnë rrezet e dritës.Tregoni si pasqyrohet dritaHapni me gjilpërë një vrimë të vogël në mes të fletës së errët. Mbuloni me të pjesën e përparme të elektrikut, në mënyrë të tillë që vrima e saj të bjerë në qendër të xhamit. Puthiteni mirë fletën pas elektrikut duke përdorur shiritin ngjitës.Albi e hedh topin nga lart-poshtë. Albi e hedh topin me kënd. 5.5 Drita mund të ndryshojë drejtimin e përhapjes 70 5 Si arrijmë t’i shohim objektet

