Page 78 - Demo
P. 78
6.2 Cilat materiale lejojnë kalimin e dritës?Fjalët kyçei patejdukshëm,i tejdukshëm,gjysmë i tejdukshëmKur drita bllokohet nga një objekt i patejdukshëm, formohet hija e tij. Shikoni me vëmendje figurën përbri. Kur rrimë me shpinë nga Dielli, përpara nesh shohim hijen e trupit. Kjo ndodh sepse trupi ynë nuk e lejon kalimin e dritës. Materialet që nuk lejojnë kalimin e dritës janë të patejdukshme. Ato formojnë hije të zezë.Disa objekte përbëhen nga materiale që lejojnë kalimin e dritës. Këto janë objekte dhe materiale të tejdukshme: nuk formojnë hije kur mbi to bie dritë. Objektet që nuk lejojnë kalimin e të gjithë dritës që bie mbi to, janë gjysmë të tejdukshme. Hija që formon një objekt i tillë është e dobët, midis ngjyrës së zezë dhe grisë.Xhami me ngjyrë është material gjysmë i tejdukshëm. Pra, ai e lejon pjesërisht kalimin e dritës. Për këtë arsye, syzet e diellit bëhen me xham të tillë. Xhami pa ngjyrë është material i tejdukshëm, ndaj e lejon kalimin e të gjithë dritës që bie mbi të.76 6 Hijet

