Page 79 - Demo
P. 79
Talk about it!What is the biggest seed in the world?77Pyetje dhe detyra1. A përputhen rezultatet e provës me parashikimet tuaja? 2. Si e vërtetuat që prova juaj ishte e rregullt?3. Zgjidhni dy materiale që formojnë hije me nuanca të ndryshme. Shpjegoni pse ndryshojnë ndërmjet tyre.Veprimtaria 6.2DiskutojmëPërmendni disa objekte prej materialesh gjysmë të tejdukshme që përdorni në jetën e përditshme.Mjetet e nevojshmedritë e fortë • ekran • gjashtë ose më shumë objekte prej materialesh të ndryshmeMësuam seMaterialet e patejdukshme nuk e lejojnë kalimin e dritës.Materialet gjysmë të tejdukshme e lejojnë pjesërisht kalimin e dritës.Materialet e tejdukshme e lejojnë kalimin e të gjithë dritës që bie mbi to.Nuancat e hijeve1 2 3 4 5Objektet prej materiali të tejdukshëm nuk formojnë hije (1). Ato prej materiali të patejdukshëm formojnë hije të plotë (5). Objektet prej materiali gjysmë të tejdukshëm formojnë hije të dobëta ose të pjesshme (2, 3, 4).Hulumtojmë cilat materiale lejojnë kalimin e dritësParashikoni si do të jetë hija që do të formojë secili material kur ta ndriçoni. Për këtë mund të përdorni shkallën e mësipërme, e cila paraqet nuancat e hijeve. Cilat materiale mendoni se janë të patejdukshme? Po të tejdukshme dhe gjysmë të tejdukshme? Mbani shënim parashikimet tuaja.Planifikoni dhe bëni një provë të rregullt. Rezultatet paraqitini në një grafik me shtylla.6 Hijet 77

