Page 80 - Demo
P. 80
eyeTeatri i hijeve në Indonezi6.3 Siluetat dhe teatri i hijeveFjalët kyçesiluetë, projektoj,marionetëÇfarë është silueta?Teatri i hijeveKur një objekt vendoset midis burimit të dritës dhe ekranit, formon mbi të hijen e tij. Hija e objektit quhet siluetë.Përpiquni të formoni me duart tuaja siluetën e një fluture. Për të bërë këtë, ju nevojitet një burim drite dhe një sipërfaqe e sheshtë, mbi të cilën do të projektoni siluetën, pra një ekran. Bashkoni duart si në figurë. Formuat kështu krahët e fluturës.Tani formoni siluetat e disa objekteve të tjera. Shumë kohë më parë, kur shkrimi ende nuk kishte lindur, njerëzit ia transmetonin njëri-tjetrit historinë e jetës së tyre nëpërmjet rrëfimit.Në Kinën dhe Indonezinë e lashtë, tregimtarët përdornin hijet e marionetave për të rrëfyer histori të ndryshme. Tregimtari i çdo fshati njihej si mjeshtër në këtë veprimtari artistike, që sot njihet si “Teatri i hijeve”. Mjeshtri tregimtar i lëvizte marionetat me shumë shkathtësi, duke përdorur jo vetëm duart, por shpeshherë edhe këmbët. Gjatë shfaqjes shtonte edhe efekte zanore. 78 6 Hijet

