Page 86 - Demo
P. 86


                                    Aparat digjital, që përdoret për të matur intensitetin e dritës.6.6 Intensiteti i dritësPyetje dhe detyra1. A përputhen rezultatet e provës me parashikimin tuaj?2. Si vepruat që prova të ishte e rregullt?Fjalët kyçeintensiteti i dritësVeprimtaria 6.6Intensiteti i dritës është sasia e dritës që bie mbi një sipërfaqe. Shumë kohë më parë, njësia që përdorej për matjen e intensitetit të dritës ishte “qiriri”. Një “qiri” (ose kandela/cd) është sasia e dritës që jep një qiri i ndezur. Sot, intensiteti i dritës matet me anë të aparateve të posaçme.Matja e intensitetit të dritësMe ndihmën e më të rriturve, gjeni një aparat digjital për të matur intensitetin e dritës. Matjet duhet t’i bëni jashtë në diell, në hije, brenda në klasë dhe brenda një dollapi të errët.Në çdo rast mbani shënim matjet tuaja.Bëni një grafik me shtylla, nëpërmjet të cilit të krahasoni ndërmjet tyre intensitetet e dritës që jep: qiriri, llamba e zakonshme dhe llamba LED. Parashikoni cili prej këtyre burimeve jep dritë me intensitetin më të madh.Për të provuar nëse parashikimi është i saktë, matni sa larg secilit burim drite mund të shikoni mjaftueshëm, aq sa të lexoni në libër. Bëni matjet dhe shënojini në një fletë. Krahasoni ndërmjet tyre intensitetet e dritës së këtyre burimeve.Mjetet e nevojshmematës drite • qiri • një llambë e zakonshme dhe një llambë LED • libër • shirit matës84 6 Hijet
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90