Page 88 - Demo
P. 88
Ylberin mund ta shohim gjatë kohës që bie shi dhe dielli ndriçon.6.7 Idetë e shkencëtarëve mbi dritën Fjalët kyçeprizëm qelqi,përthyerje e dritësVeprimtaria 5.7YlberiPrej qindra vjetësh, shkencëtarët janë përpjekur të shpjegojnë dhe të kuptojnë çfarë kanë zbuluar rreth dritës. Ndërkohë që një shkencëtar jepte idenë e tij mbi dritën, një tjetër mblidhte të dhëna të reja, që kundërshtonin idenë e paraqitur. Kur rrezet e diellit godasin me një kënd të caktuar pikat e ujit në ajër, formohet ylberi.Krijimi i ylberit nga rrezet e diellitNë një ditë me diell, dilni në kopsht ose në lulishte dhe vini në punë një spërkatës të ujit. Vështroni ylberet e vogla që krijohen. Mbi tavolinën pranë një dritareje nga e cila hyn drita e diellit, vendosni në rresht gotat me ujë. Rrezet e diellit, duke kaluar përmes ujit, krijojnë ylbere të vogla në anën tjetër të gotave. Ylberet mund të shfaqen mbi mur ose në dysheme, në varësi të pozicionit dhe drejtimit të rrezeve të diellit.Shpjegimet e shkencëtarëve për ylberinAristoteli ishte një shkencëtar dhe filozof grek, që jetoi në shekullin e katërt para erës sonë. Ai mendonte se ylberet formoheshin nga retë që pasqyronin dritën e diellit në kënde të caktuara.500 vjet më vonë, shkencëtari arab, Ibn-al-Haytham hodhi idenë se ylberi ishte një lloj shëmbëllimi, si ai që formohet nga një pasqyrë. Në këtë rast, rolin e pasqyrës e luante reja, që pasqyronte dritën e diellit. Mjetet e nevojshmezorrë vaditëse e pajisur me spërkatës • disa gota me ujë86 6 Hijet

