Page 89 - Demo
P. 89


                                    Talk about it!What is the biggest seed in the world?Drita e kuqe përthyhet në një kënd më të madh se drita Pyetje dhe detyra vjollcë.1. Tregoni emrat e dy shkencëtarëve që menduan se ylberi formohej nga përthyerja e dritës.2. Çfarë përdori Njutoni për të marrë të dhëna të reja mbi formimin e ylberit?3. Cilat nga të dhënat që ai mblodhi, hodhën poshtë idetë e mëparshme mbi ylberin? DiskutojmëÇfarë forme ka ylberi që shohim në qiell? Mësuam se Kur shfaqet ai?Shkencëtarët japin vazhdimisht ide për të shpjeguar dukuri të ndryshme. Ata i bazojnë idetë e tyre mbi vëzhgimet dhe të dhënat që mbledhin nga eksperimentet që kryejnë. Idetë mbi dritën kanë ndryshuar në historinë e njerëzimit.Rreth 950 vjet më parë, shkencëtari kinez, Shen Kou dha idenë e tij për ylberet. Ai mendonte se ato krijoheshin nga përplasja e dritës së diellit me shiun.Shkencëtari anglez, Isak Njuton ishte i pari që shpjegoi me saktësi krijimin e ylberit (rreth 300 vjet më parë). Ai tregoi që drita e diellit (e quajtur ndryshe drita e bardhë), përbëhet nga ngjyra të ndryshme. Sytë tanë nuk arrijnë t’i shohin këto ngjyra të ndara nga njëra-tjetra.Kur një rreze drite kalon nga një lëndë në një tjetër, ajo ndryshon drejtimin e përhapjes. Kjo quhet përthyerje e dritës. Këndi i përthyerjes ndryshon në varësi të ngjyrave të dritës. Për të treguar që drita e bardhë është një përzierje ngjyrash, Njutoni përdori një prizëm qelqi. Kur dilte nga prizmi, drita shpërbëhej në ngjyra të ndryshme: e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, blu, vjollcë. Kur rrezet e dritës së diellit kalojnë përmes pikave të shiut dhe përthyhen, formojnë ylberin.Drita e bardhë zbërthehet me anë të prizmit prej qelqi. 6 Hijet 87
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93