Page 92 - Demo
P. 92


                                    1 Investigating plant growth7.1 Dielli, Toka dhe HënaToka dhe HënaFjalët kyçeanije kozmike, planet,Çfarë janë Toka, Dielli dhe Hëna? yll, satelit natyror, orbitë Imazhi në figurë tregon Tokën dhe Hënën. Ai është marrë nga një kamerë e anijes kozmike “Galileo”, gjatë udhëtimit të saj për të eksploruar planetin e Jupiterit. Shohim që Hëna është shumë më e vogël se Toka dhe që të dyja rrethohen nga një hapësirë e zezë boshe. Dielli ndriçon pjesë të Tokës dhe të Hënës. Ai ndriçon sepse është yll dhe të gjithë yjet lëshojnë dritë. Toka është planet. Planetët pasqyrojnë dritën e Diellit. Edhe Hëna e pasqyron atë.Toka dhe Hëna janë në lëvizje të vazhdueshme në hapësirë. Gjatë gjithë kohës, ato bëjnë të njëjtat lëvizje: Hëna lëviz rreth Tokës dhe Toka lëviz rreth Diellit.Hëna është satelit natyror i Tokës.Përgjatë shekujve, teoritë mbi Tokën dhe formën e saj kanë ndryshuar. Në fillim mendohej se Toka kishte formën e një disku të rrafshët. Me kalimin e kohës, studimet treguan se forma e saj ishte sferike.7 Toka dhe hapësira90 7 Toka dhe hapësira
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96