Page 94 - Demo
P. 94
Kujdes!Veprimtaria 7.2aMjetet e nevojshmeletër ngjitëse • ditë me diell7.2 A lëviz Dielli?Pyetje dhe detyra1. Vizatoni çfarë vrojtuat gjatë ndjekjes së rrezeve të diellit që binin në dritaren e klasës.2. Bazuar në vrojtimet dhe matjet që bëtë, parashikoni ecurinë e rrezeve të diellit në javët e ardhshme.Fjalët kyçeduket sikur Sara zgjohet herët në mëngjes, sepse në dritaren e dhomës së saj shndrit dielli. Pasdite, në dritare nuk bie dritë. Ku shkon dielli?Në ndjekje të rrezeve të diellitVrojtoni herët në mëngjes, rrezet e diellit që hyjnë nga dritarja e klasës. Çdo orë, vendosni një letër ngjitëse në xhamin e dritares, për të treguar vendin ku bien rrezet e diellit.Mbi secilën letër shënoni datën dhe orën.Nëse moti është me diell, përsëriteni këtë veprimtari çdo ditë, për dy javë rresht.Nuk duhet ta shikoni asnjëherë diellin drejtpërdrejt, sepse mund t’ju dëmtojë sytë. Megjithëse nga dritarja, Dielli duket sikur lëviz, në të vërtetë nuk ndodh kështu. Është Toka ajo që lëviz. Le ta vërtetojmë këtë ide në veprimtarinë 7.2b.92 7 Toka dhe hapësira

