Page 95 - Demo
P. 95
93Dielli është në të majtën time.Unë s’e shoh fare Diellin.Unë jam përballë Diellit.Dielli është në të djathtën time.Veprimtaria 7.2bDiskutojmëPo Hëna, a lëviz në qiell?Mjetet e nevojshmenjë llambë me ndriçim të fortëMësuam seGjatë ditës, Dielli duket sikur lëviz në qiell.Në të vërtetë, është Toka që lëviz, jo Dielli. Pyetje dhe detyra1. Në veprimtarinë që zhvilluat, ishte “Toka” që lëvizte apo “Dielli”?2. Në cilën orë të ditës:a) ishit përballë “Diellit”; b) ishit me shpinë nga “Dielli”;c) e shikonit “Diellin” në të majtën tuaj?3. Si mendoni, a mjaftojnë të dhënat që keni mbledhur, për të vërtetuar idenë se gjatë ditës lëviz Toka dhe jo Dielli?Një model që tregon se Dielli nuk lëvizVendoseni llambën mbi një tavolinë dhe ndizeni. Në këtë rast, ajo përfaqëson Diellin që shndrit.Vendosuni në një rreth, duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit. Rrethi që keni formuar, përfaqëson Tokën. Ashtu siç jeni, lëvizni ngadalë, në mënyrë që secili prej jush të gjendet përballë Diellit gjatë rrotullimit.Vazhdoni rrotullimin derisa të mbërrini në pikën ku u nisët.Mblidhni të dhëna që mbështesin idenë se gjatë ditës, është Toka ajo që lëviz, jo Dielli. Shënoni çfarë vini re kur ndodheni përballë Diellit; kur ai është në të majtën tuaj; kur është në të djathtë dhe kur nuk mund ta shikoni fare.7 Toka dhe hapësira 93

