Page 96 - Demo
P. 96


                                    94Veprimtaria 7.37.3 Toka rrotullohet rreth boshtit të sajGlobi është modeli i Tokës. Ai ka formën e një topi, përmes të cilit kalon një shkop nga Poli i Veriut në Polin e Jugut. Shkopi përfaqëson boshtin e Tokës. Toka rrotullohet gjatë gjithë kohës rreth boshtit të vet, nga perëndimi në lindje. Këtë lëvizje të saj e quajmë rrotullim. Çdo 24 orë, Toka kryen një rrotullim të plotë rreth boshtit të saj.Gjeni Shqipërinë në glob. Vendosni një shenjë ose një letër ngjitëse të vogël mbi të. Tani rrotullojeni globin rreth boshtit të tij dhe shikoni që bashkë me të rrotullohet edhe Shqipëria. Kjo lëvizje ndodh gjatë gjithë kohës, por ne nuk e vëmë re. Përfytyroni sikur jeni në një makinë që lëviz shumë shpejt, ndoshta me 120 km/h. Toka rrotullohet rreth boshtit të saj me një shpejtësi të paktën dhjetë herë më të madhe se ajo e makinës.Një shembull që tregon formimin e ditës dhe të natës Elektriku i dorës përfaqëson Diellin, ndërsa globi, Tokën. Ndriçoni globin me elektrikun e dorës. Në këtë mënyrë keni paraqitur ndriçimin e Tokës nga Dielli. Tani rrotulloni globin nga perëndimi në lindje, në drejtim të kundërt me lëvizjen e akrepave të orës.Vrojtoni cila pjesë e “Tokës” është e ndriçuar. A mund të ndriçohet e gjithë “Toka” njëkohësisht?Mjetet e nevojshmeglob • shirit ngjitës • elektrik doreFjalët kyçeglob, rrotullohet,bosht, rrotullim94 7 Toka dhe hapësira
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100