Page 97 - Demo
P. 97
95rotation-axisrrezete diellitA e gjeni dot?Erida jeton në Shqipëri, ndërsa motra e saj në Amerikë. Nëse ajo dëshiron të flasë me të motrën, duhet t’i telefonojë kur në Shqipëri është mesditë. Si mendoni, pse nuk duhet t’i telefonojë motrës në mëngjes Erida? DiskutojmëÇfarë do të ndodhte nëse Toka do të kryente një rrotullim të plotë rreth boshtit të saj çdo 10 orë? Mësuam seToka rrotullohet rreth boshtit të saj nga perëndimi në lindje.Toka kryen çdo 24 orë një rrotullim të plotë.Pyetje dhe detyra1. Plotësoni fjalinë e mëposhtme.________________ i Tokës rreth boshtit të vet përgjatë 24 orëve, sjell formimin e ________ dhe të __________. 2. Në figurën përbri, ngjyrosni me të zezë gjysmën e Tokës ku është natë dhe me të verdhë gjysmën tjetër, ku është ditë.3. Nëse do t’ju duhet t’i shpjegoni dikujt që është më i vogël se ju, krijimin e ditësdhe të natës, çfarë do të bëni? Planifikoni të përdorni disa nga objektet që keni në shtëpi.Tani vendosni mbi “Tokë” një shirit ngjitës. Ndriçoni sërish “Tokën” me elektrikun e dorës. Rrotullojeni “Tokën” dhe vrojtoni shiritin. A ndriçohet gjatë gjithë kohës shiriti nga elektriku i dorës? Ndërkohë që “Toka” rrotullohet, thoni “ditë”, kur drita ndriçon shiritin dhe “natë”, kur nuk e ndriçon atë. 7 Toka dhe hapësira 95

