Page 99 - Demo
P. 99


                                    A e gjeni dot?Parashikoni si do të ndryshojë gjatësia e ditës në Tiranë, nga muaji korrik deri në fund të vitit.Si do t’i mblidhni të dhënat për të parë nëse ky parashikim është i saktë? DiskutojmëSi mendoni, pse ndryshon gjatësia e ditës?Mësuam seMegjithëse nuk lëviz, Dielli duket sikur ngrihet në lindje dhe ulet në perëndim. Kjo ndodh për shkak të rrotullimit të Tokës rreth boshtit të saj.Koha e lindjes dhe ajo e perëndimit të diellit ndryshojnë çdo ditë të vitit. Për rrjedhojë, edhe gjatësia e ditës ndryshon.Pyetje dhe detyra1. Nga data _____ deri në _____, gjatësia e ditës rritet apo zvogëlohet?2. a) Parashikoni si do të ndryshojë gjatësia e ditës gjatë muajit qershor?b) Si do ta provoni parashikimin tuaj?3. Krahasoni ndryshimin e gjatësisë së ditës në Tiranë me atë të zonës ku banoni.Shikoni orën kur lind dielli dhe kur perëndon. Gjeni gjatësinë e ditës duke zbritur orën e lindjes nga ajo e perëndimit të diellit. A vini re ndonjë ndryshim në gjatësinë e ditës nga njëra datë në tjetrën? Gjeni si ndryshon gjatësia e secilës ditë ndërmjet datave 3 prill - 7 prill 2018. Përsëritini llogaritjet edhe për periudhën 16 maj - 20 maj 2018.Mblidhni të dhëna për kohën e lindjes dhe perëndimit të diellit gjatë një jave në vendin ku banoni. Paraqitini ato në një tabelë. Bazuar në të dhënat e tabelës, ndërtoni një grafik me shtylla. 7 Toka dhe hapësira 97
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103