Page 31 - Demo
P. 31


                                    4 Gjendjet e lëndës 29Ushtrimi 4.2 Pse është i dobishëm avullimi?Në këtë ushtrim do të shfrytëzoni njohuritë që keni marrë për avullimin, për të përgatitur një produkt ushqimor.Gjyshja e Andës ka në kopsht dhjetë pemë me fiq. Ajo nuk mund t’i hajë të gjitha frutat e tyre, por as nuk mund t’i hedhë. Anda dhe Enida duan të përgatitin një produkt ushqimor me këto fruta, por nuk dinë se çfarë të bëjnë. A mund t’i ndihmoni vajzat?1 Sugjeroni një produkt ushqimor që mund të përgatitet me frytin e fikut nëpërmjet avullimit.2 Jepni disa ide, të cilat do t’i ndihmonin vajzat të përgatitin këtë produkt. a) Çfarë pajisjesh mund të përdorin ato? b) Si mund të sigurohen vajzat që avullimi ka qenë i mjaftueshëm? Sugjeroni dy mënyra.3 Përshkruani një rast kur avullimi nuk është i dobishëm.
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35