Page 34 - Demo
P. 34
32 4 Gjendjet e lëndësUshtrimi 4.5 KondensimiNë këtë ushtrim do të kujtoni çfarë dini për kondensimin.Elira hodhi pak sheqer në një kavanoz me ujë dhe e përzjeu mirë. Ajo e mbylli me kapak kavanozin dhe e la në një vend të ngrohtë gjithë natën. Në mëngjes, kur hapi kavanozin, vuri re se ana e brendshme e kapakut ishte lagur.1 Si quhet lëngu, nga i cili është lagur kapaku? 2 Si u formua ai? 3 Si quhet procesi i formimit të tij?4 Shpjegoni si ndodh ky proces.5 a) Cili është procesi i kundërt i atij që emërtuat në pyetjen 3? b) A do të ishin formuar piklat e lëngut, nëse nuk do të kishte ndodhur procesi i kundërt? Pse?6 Si mendoni, a është i ëmbël lëngu në anën e brendshme të kapakut. Pse?

