Page 47 - Demo
P. 47
6 Hijet 45Ushtrimi 6.3 SiluetatNë këtë ushtrim do të zbuloni më shumë për siluetat dhe do t’u përgjigjeni pyetjeve rreth tyre.Shumë kohë më parë, kur nuk ishte shpikur fotografia, portretet e njerëzve realizoheshin nga skulptorët ose piktorët. Kjo kushtonte shumë. Në mesin e shekullit 18, në Evropë portreti vizatohej në një fletë kartoni të zi dhe pritej sipas formës që kishte. Ai kushtonte shumë më lirë se një portret i pikturuar. Këto lloj figurash u quajtën silueta. Fjala “siluetë” vjen nga mbiemri i një ministri francez, Etien de Siluet (Etienne de Silhouette), i cili drejtonte sektorin e financave. Me reformat që ndërmori, siç ishte për shembull, ulja e pagave, ai shkaktoi shumë pakënaqësi në popull. Për këtë arsye, termi “siluetë” përcaktonte emrin e çdo produkti që prodhohej ose shitej lirë.1 Kush ishte Etien de Siluet?2 Pse portretet e realizuara në fletë kartoni të zi u quajtën “siluetë”?3 Vizatoni më poshtë portretin siluetë të një anëtari të familjes.

