Page 49 - Demo
P. 49
6 Hijet 47Ushtrimi 6.5 Hulumtojmë gjatësinë e hijesNë këtë ushtrim do të kujtoni si ndryshon gjatësia e hijes në orë të ndryshme të ditës. Ani dhe Elda hulumtuan si ndryshon gjatësia e hijes gjatë një dite me diell. Në orën 08:30, ata matën gjatësinë e hijes së një stoli që gjetën në oborrin e shkollës. Në mesditë, megjithëse gjetën njerëz të ulur në stol, arritën ta matin hijen e tij. Orën e matjes, nxënësit harruan ta shënonin.Në orën 16:30, kur Ani dhe Elda u kthyen te stoli, vunë re se e kishin zhvendosur pak. Ata matën hijen e tij dhe shënuan orën.1 Si mendoni, a janë të mjaftueshme të dhënat e tyre për të arritur në një përfundim mbi mënyrën se si ndryshon gjatësia e hijes gjatë ditës? Shpjegoni përgjigjen.2 Kur prova e tyre nuk do të quhej një provë e rregullt?3 Tregoni si mund të ketë ndryshuar gjatësia e hijes midis: a) orës 08:30 dhe mesditës; b) mesditës dhe orës 16:30.

