Page 5 - Demo
P. 5
Hyrje 3Fletorja e punës është hartuar sipas programit të lëndës “Dituri natyre” për klasën e pestë. Ajo është e këndshme, e përshtatshme, e lehtë dhe mbështet e plotëson si nevojat e nxënësve, ashtu edhe të mësuesve. Duke marrë parasysh qëllimet e programit të fushës së shkencave të natyrës për këtë nivel shkollimi, nëpërmjet saj nxënësit nxiten të përvetësojnë në mënyrë aktive njohuritë, aftësitë që lidhen me kërkimin shkencor, qëndrimet dhe vlerat.Fletorja e punës për klasën e pestë ndjek Librin e nxënësit për këtë klasë dhe përdoret paralelisht me të. Në këtë fletore do të gjeni ushtrime për çdo temë mësimore në Librin e nxënësit. Ushtrimet do të plotësohen nga vetë nxënësit, të cilët mund t’i zgjidhin individualisht, në çift ose në grupe të vogla. Ato mund të zgjidhen në klasë ose të jepen si detyra shtëpie.Llojet e ndryshme të ushtrimeve nxitin interesin e nxënësve dhe përmbushin nevojat e të nxënit. Qëllimet kryesore të ushtrimeve në Fletoren e punës janë:• të përforcojnë njohuritë e paraqitura në Librin e nxënësit;• të nxitin nxënësit për të zbatuar njohuritë e marra në situata të reja, duke zhvilluar në këtë mënyrë të kuptuarit e tyre;• të praktikojnë gjuhën dhe fjalorin shkencor;• të zhvillojnë aftësitë e kërkimit shkencor, si identifikimi i modeleve të thjeshta në evidentimin dhe interpretimin e rezultateve të hulumtimeve.Hyrje

