Page 51 - Demo
P. 51
6 Hijet 49Ushtrimi 6.7 Idetë e shkencëtarëve për dritën Në këtë ushtrim do të mësoni për shkencëtarët që shpikën llambën e ndriçimit. ZgjidhjetXhozef Suon (Joseph Swan) ishte i pari që shpiku llambën e ndriçimit. Ai përdori një filament prej letre karboni (kopjative), që funksiononte mirë, por digjej shpejt. Në vitin 1878, Tomas Edison (Thomas Edison) e përmirësoi cilësinë e llambës. Ai përdori një filament prej teli, të cilin e vendosi në një poç qelqi. Ajrin brenda poçit e zëvendësoi me një gaz të veçantë, i cili bënte që filamenti të mos digjej shpejt.Edisoni eksperimentoi me filamente prej materialesh të ndryshme, për të zbuluar se cili prej tyre prodhonte dritë më të fortë dhe për një kohë më të gjatë. Në fillim, ai përdori si filament një fije pambuku të djegur dhe më pas një filament prej bambuje. Pas disa provash, Edisoni krijoi një llambë që ndriçonte mbi 1500 orë.Në vitin 1903, Uillis Uitni (Willis Whitney) bëri një trajtim të filamentit, në mënyrë që të mos karbonizohej gjatë kohës që llamba ndriçonte. Në vitin 1910, Uilliam Dejvid Kulixh (William David Coolidge) shpiku filamentin prej tungsteni.1 Përshkruani punën që bënë Tomas Edisoni dhe Uillis Uitni për të përmirësuar cilësinë e llambës së ndriçimit.

