Page 55 - Demo
P. 55


                                    7 Toka dhe hapësira 53Ushtrimi 7.3 Toka rrotullohet rreth boshtit të sajNë këtë ushtrim do të kujtoni çfarë keni mësuar për lëvizjen e planetëve.Toka është një nga planetët e sistemit diellor. Të gjithë planetët e sistemit diellor rrotullohen rreth boshtit të tyre. Shpejtësia e këtij rrotullimi është e ndryshme për çdo planet. Shikoni të dhënat në tabelë. Një rrotullim i Mërkurit rreth boshtit të tij zgjat sa 59 rrotullime të Tokës rreth boshtit të vet. Kjo do të thotë që një ditë në Mërkur zgjat sa 59 ditë në Tokë.Planeti Koha e rrotullimit në ditë-net ose orë tokësoreMërkuri 59 ditë-net tokësoreAfërdita 243 ditë-net tokësoreToka 24 orë tokësoreMarsi 24,5 orë tokësoreJupiteri 10 orë tokësore1 Çfarë kuptoni me rrotullim?2 Kur një planet rrotullohet rreth boshtit, çfarë ndodh me gjysmën e tij që ndodhet përballë Diellit?3 a) Në cilin planet është dita më e gjatë? b) Nëse do të jetonit në këtë planet, sa orë gjumë do të flinit natën?4 a) Cili planet ka ditën më të shkurtër?  b) Në rast se do të jetonit në këtë planet, sa orë në ditë do të kalonit në shkollë, nëse në Tokë kaloni rreth gjashtë orë në ditë?
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59