Page 58 - Demo
P. 58
56 7 Toka dhe hapësiraUshtrimi 7.6 Eksplorimi i sistemit diellorNë këtë ushtrim do të mësoni më shumë për Jupiterin dhe do t’u përgjigjeni pyetjeve rreth tij.Jupiteri është planeti më i madh i sistemit diellor. Ai kryen një rrotullim rreth boshtit të tij për dhjetë orë tokësore. Një rrotullim i plotë i Jupiterit rreth Diellit zgjat 12 vite tokësore. Jupiteri ka katër hëna të mëdha dhe të paktën 24 hëna të vogla, të cilat rrotullohen rreth tij. Ai është një planet gjigant, i përbërë kryesisht nga dy gaze, hidrogjen e helium, si dhe nga sasi të vogla gazesh të tjera, të vendosura në shtresa.Imazhet që kanë sjellë sondat robot të dërguara në këtë planet, tregojnë se ai rrethohet nga shirita resh me ngjyra. Në Jupiter nuk është gjetur ujë.1 a) Rreth cilit yll rrotullohet Jupiteri? b) Sa zgjat një rrotullim i plotë i tij? 2 Si është dita në Jupiter: më e gjatë apo më e shkurtër se ajo në Tokë?3 Krahasoni sipërfaqen e Tokës me atë të Jupiterit.4 a) Si mund të zbulojmë më shumë informacion për Jupiterin dhe hënat e tij? b) Si mendoni, a do të ishte e lehtë ulja e anijes kozmike në Jupiter? Shpjegoni pse.

