Page 59 - Demo
P. 59
7 Toka dhe hapësira 57Ushtrimi 7.7 Eksplorimi i yjeveNë këtë ushtrim do të merrni informacion për një teleskop në Afrikë dhe do të provoni njohuritë tuaja duke iu përgjigjur pyetjeve në vijim.Teleskopi i Madh i Afrikës Jugore (në ang. SALT) është teleskopi optik më i madh në hemisferën jugore dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. SALT gjendet në një observator, i cili është ndërtuar në lartësinë 1798 m, 350 km larg qytetit më të afërt. Ai u hap për herë të parë në vitin 2005.Teleskopi përbëhet nga 91 pasqyra, me diametër 11 m secila.SALT mund të kapë dritën e trupave qiellorë që ndodhen larg në univers, të cilët me sy të lirë duken miliarda herë më të zbehtë.Astronomët nga e gjithë bota vijnë në observator për të përdorur teleskopin SALT dhe për të bërë kërkime. Ata shkëmbejnë ide dhe punojnë së bashku për të shpjeguar gjithçka që vrojtojnë.1 Çfarë është teleskopi optik?2 Pse vendndodhja e teleskopit SALT është e përshtatshme për një teleskop optik?3 Për çfarë shërbejnë pasqyrat në një teleskop?4 Japonia, Mongolia dhe Anglia shtrihen në hemisferën veriore. Pse astronomëve të këtyre vendeve u pëlqen të punojnë në observatorin e Afrikës Jugore?

