Page 7 - Demo
P. 7
Fjalë të dobishme 5Fjalë të dobishmeanalizoj shqyrtoj dhe shpjegoj të dhënat.Ana e ka shumë të thjeshtë të tregojë se ku do të bjerë shi nesër, sepse di të analizojë hartën e motit.zbatoj përdor njohuritë që kam, për të gjetur një zgjidhje.Për të zgjidhur problemin, Andi zbatoi njohuritë që kishte marrë për procesin e avullimit. përfundim diçka që vendosim pasi shqyrtojmë të gjithë informacionin që kemi mbledhur.Erli arriti në përfundimin se uji avullon më shpejt kur fryn erë.të dhëna informacion i paraqitur në formën e një tabele, grafiku ose liste.Kjo tabelë të dhënash tregon orët e lindjes dhe të perëndimit të diellit në muajin qershor.vendos zgjedh diçka në vend të një tjetre.Lorena dhe Andi nuk vendosnin dot se cilin libër të blinin.zvogëloj pakësoj sasinë ose numrin.Numri i nxënësve të shkollës zvogëlohet kur ata sëmuren dhe qëndrojnë në shtëpi.

