Page 8 - Demo
P. 8
6 Fjalë të dobishmepërshkruaj tregoj si duket një gjë.Albana përdori fjalët gëzof, e bardhë dhe miqësore për të përshkruar macen e saj. identifikoj njoh dhe emërtoj me saktësi diçka ose dikë.Gerta e identifikoi lulen nga ngjyra dhe forma e petaleve të saj. përmirësoj bëj diçka më mirë.Besi e përmirësoi rezultatin e garës së notit në distancën 400 m. rrit zmadhoj sasinë ose numrin.Temperatura e ujit filloi të rritej për shkak të nxehjes së tij.interpretoj shpjegoj diçka ashtu siç e mendoj.Edrini interpretoi rezultatet e hulumtimit dhe arriti në përfundimin se bimët kanë nevojë për dritë, që të rriten.shpik krijoj a zbuloj diçka të re, që nuk njihej më parë.Shumë njerëz kanë arritur të shpikin produkte të dobishme.emërtoj u vendos emra pjesëve të një diagrami.Emërtoni pjesët e bimës së paraqitur në këtë diagram.lagësht (i) që ka thithur lagështirë, i njomur.Farat rriten më mirë kur dheu është i lagësht, por jo shumë i lagur.

