Page 27 - Demo
P. 27


                                    Strategjitë e veprimeve me 3 mendFjalë kyçedyfishim; përgjysmim; çifte numrash; shumëfish; shumëfish i përafërt, faktor; numra katrorë, i anasjellëVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull zhvillohen strategjitë e veprimeve me mend. Nxënësit përdorin strategji të tilla, si: çiftet e numrave, duke përfshirë çiftet e thyesave dhjetore, dyfishimin dhe përgjysmimin e numrave, përfshirë dhe numrat dhjetorë. Gjithashtu, nxënësit do të përdorin njohuritë që kanë marrë për faktorët. Këto njohuri do t'i ndihmojnë ata për të kryer veprimin e shumëzimit me mend, si dhe për të mësuar strategjitë e shumëzimit me 25 (duke ditur që 25 është një e katërta e 100).Si mund të ndihmohen nxënësit?Ashtu si në mësimet e mëparshme për veprimet me mend, nxënësit duhen nxitur që të shpjegojnë metodën e zgjedhur për të kryer veprimet. Diskutimi i metodave të ndryshme për të kryer veprimet është një mënyrë e sigurt për të kuptuar më mirë. Gjithashtu, ju mund t'i kryeni veprimet edhe me makinë llogaritëse bashkë me nxënësit dhe të diskutoni me ta rreth metodave që përdorët. Pastaj mund t’i krahasoni metodat dhe të vendosni se cila është më e lehtë për t’u përdorur.
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31