Page 37 - Demo
P. 37
Veprime me 4 shkrimFjalë kyçendarje, renditje, metoda shtyllë, barazim, metoda tabelare, prodhim, herës, pjesëtues,i anasjellë, kllapaVështrim i përgjithshëmNë kapitullin paraardhës nxënësit mësuan si të kryenin llogaritjet me mend. Në këtë kapitull, ata do të mësojnë të kryejnë veprime më të ndërlikuara duke përdorur një fletë dhe një laps. Deri tani, për kryerjen e mbledhjes dhe të zbritjes, ata kanë mësuar metodën shtyllë, e cila do të zhvillohet më tej në këtë kapitull. Gjithashtu, nxënësit do të mësojnë metoda me shkrim për të kryer shumëzimin dhe pjesëtimin, duke përfshirë paraqitjen e mbetjeve si thyesa; si dhe të kryejnë veprime me kllapa.Si mund të ndihmohen nxënësit?Ka mundësi që disa prej metodave të përdorura në këtë kapitull prindërit të mos i njohin, sepse janë ndryshe nga ato që kanë mësuar dikur. Prindër, mos u shqetësoni. Pyetni nxënësit se si kryhen këto metoda. Nëse ata do t'i diskutojnë me ju këto metoda të reja, edhe ata do t’i kuptojnë më mirë ato.

