Page 46 - Demo
P. 46
PërmbledhimZgjidh problemat e mëposhtme. Trego si i zgjidhe.1. Unë kisha 185 lekë dhe i ndava në mënyrë të barabartë ndërmjet gjashtë shokëve. Sa para mori secili prej tyre? Sa para më mbetën?2. Çmimi i një pulle poste është 37 lekë. Unë do të blej gjashtë pulla. Sa para do të shpenzoj?3. Në një dyqan metrazhesh u shitën 46,55 m stof me kuti dhe 53,89 m stof me vija. Sa metra stof u shitën gjithsej?4. Oborri i një vile është 35,75 m i gjatë dhe 18,92 m i gjerë. Sa metra më i gjatë se i gjerë është oborri i vilës?5. Krijo një problemë dhe shkruaje atë më poshtë. Shkruaj edhe zgjidhjen e saj.46

