Page 47 - Demo
P. 47
Format 5 gjeometrikeFjalë kyçekub, kuboid; piramidë; sferë, gjysmësferë; kon; cilindër; prizëm; katërfaqësh (piramidë trekëndore); prizëm trekëndor; rreth, gjysmërreth, elips; trekëndësh; trekëndësh barabrinjës; trekëndësh dybrinjënjëshëm; trekëndësh i çfarëdoshëm; katror; drejtkëndësh; pesëkëndësh; gjashtëkëndësh; shtatëkëndësh; tetëkëndësh; shumëkëndësh; katërkëndësh, brinjë, kulm, faqe, sipërfaqe e lakuar; paralel; pingul; i rregullt, i parregullt, diagonal, horizontal, vertikal, simetria në lidhje me një drejtëz, simetria rrotulluese, drejtëza e simetrisëVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull, nxënësit do të vazhdojnë të studiojnë vetitë e figurave gjeometrike në plan dhe të trupave në hapësirë. Nxënësit do të zbulojnë vetitë e figurave gjeometrike në plan siç janë numri i brinjëve, llojet e këndeve dhe simetria. Ata do të vëzhgojnë numrin e kulmeve, të brinjëve dhe të faqeve të trupave në hapësirë.Tema të reja në këtë kapitull janë simetria në lidhje me një drejtëz dhe simetria rrotulluese, si dhe drejtëzat paralele dhe ato pingule.drejtëza paralele drejtëza pinguleGjithashtu, nxënësit do të mësojnë si të përdorin raportorin për të matur masat e këndeve.Si mund të ndihmohen nxënësit?Ashtu si në të gjithë kapitujt e mëparshëm për format gjeometrike, mënyra më e mirë për të ndihmuar nxënësit është të vëzhgoni, të emërtoni dhe të bisedoni me ta për të gjitha format që ju rrethojnë. Në shtëpi apo dhe jashtë saj ekzistojnë forma nga më të ndryshmet. Kur shkoni për të parë vende të reja, bëni fotografi të llojeve të formave që shikoni, me qëllim që të diskutoni më vonë për vetitë e tyre.Nga ana tjetër, mund të vini re simetrinë veçanërisht në natyrë, por ekzistojnë dhe shumë modele simetrike në format e artit tradicional, si te qilimat, kostumet e krahinave të ndryshme etj.

