Page 5 - Demo
P. 5


                                    Numri dhe 1 vendvleraVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull do të zgjerohen njohuritë rreth konceptit të vendvlerës për numra deri në 100 000 (njëqind mijë). Nxënësit e dinë tashmë se në një numër, çdo herë që një shifër lëviz një vend majtas, vlera e saj rritet 10 herë. Qindmijëshe Dhjetëmijëshe Mijëshe Qindëshe Dhjetëshe Njëshe3 7 1 0 4x10 3 7 1 0 4 0Gjithashtu në këtë kapitull, nxënësit do të mësojnë numrat dhjetorë deri në të qindtat. Ata mund t’i kenë hasur numrat dhjetorë në jetën e përditshme, veçanërisht kur bëjnë matje me njësi të ndryshme. Ata mund t’i kenë hasur numrat dhjetorë më parë, kështu që janë gati për të kuptuar që 7,57 do të thotë 7 njëshe dhe 5 të dhjetat dhe 7 të qindtat.Njëshet Presja dhjetore Të dhjetat Të qindtat7 , 5 7Si mund të ndihmohen nxënësit?Kërkoni dhe gjeni numra të mëdhenj në jetën e përditshme, për shembull në gazeta dhe revista ose kur bëni blerje. Thoni numrin me zë të lartë bashkë me nxënësit. Numrin shqiptojeni qartë, për shembull:•	 214305 – dyqind e katërmbëdhjetë mijë e treqind e pesë;•	 726219 – shtatëqind e njëzet e gjashtë mijë e dyqind e nëntëmbëdhjetë.Po ashtu, kërkoni dhe gjeni numra dhjetorë kur bëni matje. Nëse kryeni veprime që përmbajnë matje, përfshini dhe nxënësit. Veçanërisht kërkoni për numra me dy shifra pas presjes dhjetore.1Fjalë kyçeqindmijëshe; dhjetëmijëshe; mijëshe; qindëshe; dhjetëshe; njëshe; numër pozitiv, numër negativ; numër dhjetor; të dhjetat; të qindtat; presje dhjetore; (>) më e madhe se; (<) më e vogël se; rendi rritës; rendi zbritës
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10