Page 55 - Demo
P. 55
Vendndodhja 6 dhe lëvizjaFjalë kyçekoordinata, bosht vertikal, bosht horizontal, veri, jug, lindje, perëndim, verilindje, veriperëndim, juglindje, jugperëndim, horizontal, vertikal, diagonal, shndërrim, simetri në lidhje me një drejtëz, zhvendosjeVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull, nxënësit do të vazhdojnë të mësojnë rreth përdorimit të koordinatave në një rrjet koordinativ. Ky rrjet përbëhet nga dy boshte, të cilat janë të ndara në njësi të barabarta, me numra të renditur.11 23456789 102345678910YX 0Gjithashtu, nxënësit do të mësojnë më shumë për transformimet ose se si mund të zhvendosen figurat në një rrjet koordinativ. Në këtë kapitull, ata do të mësojnë më shumë për simetrinë boshtore dhe simetrinë rrotulluese.Si mund të ndihmohen nxënësit?Vazhdoni të përdorni terminologjinë për vendndodhjen dhe lëvizjen. Në veçanti, përdorni fjalët kyçe për të diskutuar për objektet që gjenden në mjedisin e përditshëm. Nëse do të shkoni diku, kërkojuni nxënësve që të përcaktojnë drejtimet e lëvizjeve gjatë një udhëtimi. Vëzhgoni harta së bashku me nxënësit, në mënyrë që të mësohen me përdorimin e drejtimeve të hartës dhe busullës, si dhe të kuptojnë që veriu është gjithmonë në krye të hartës.

