Page 61 - Demo
P. 61
Gjatësia, masa 7 dhe vëllimiFjalë kyçemetër; centimetër; milimetër; kilometër, litër; mililitër; kilogram; gram; perimetër; sipërfaqe; centimetër katror; cm2Vështrim i përgjithshëmKy kapitull përforcon dhe shton shprehitë matëse. Nxënësit do të fitojnë besim në aftësitë e tyre për të matur gjatësinë, masën dhe vëllimin e enëve. Gjithashtu ata do të aftësohen për të matur me saktësi dhe për të kuptuar njësitë e matjes. Ata do të mësojnë të bëjnë kthimin midis njësive matëse dhe do të aftësohen të përdorin numrin dhjetor në matje.Si mund të ndihmohen nxënësit?Ashtu si në klasat e mëparshme, mënyra më e mirë për të ndihmuar nxënësit është që ata të matin objekte konkrete. Shfrytëzoni çdo mundësi për të matur gjatësinë, masën dhe vëllimin e enëve. Nëse po kryeni diçka që kërkon matje, kërkoni nga nxënësit që t’i bëjnë ata matjet. Teksa gatuani, veprim i cili kërkon matje të masës dhe vëllimit të enëve, kërkoni nga fëmijët që të kryejnë matjet. Gjithmonë kërkoni të bëjnë një parashikim për rezultatin e matjes, sepse ndikon pozitivisht në perceptimin e madhësisë së njësive të ndryshme të matjes.

