Page 69 - Demo
P. 69


                                    8 Matja e kohësFjalë kyçemijëvjeçar; shekull; dekadë; vit, muaj, dyjavësh, javë, ditë, orë; sekondë; vit i brishtëVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull, nxënësit do të aftësohen më tej në përdorimin e kohës. Ata do të mësojnë të tregojnë kohën në minutën më të afërt; do të vazhdojnë të mësojnë si të lexojnë me saktësi oraret dhe kalendarët dhe si të zgjedhin njësitë e kohës për të lexuar intervalet kohore.Si mund të ndihmohen nxënësit?Çdo ditë, ne shohim orën dhe përdorim aftësitë tona për ta lexuar atë. Sa herë që shikoni orën, ose përdorni oraret për të parë programet televizive apo për të planifikuar një udhëtim, bëjini së bashku me fëmijët. Është e dobishme që në shtëpi të keni edhe orë digjitale dhe orë analoge, në mënyrë që fëmijët t’i përdorin të dyja llojet e orëve.
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73