Page 79 - Demo
P. 79
Perimetri dhe 9 syprinaFjalë kyçeperimetër; milimetër; centimetër; metër; sipërfaqe, syprinë; centimetra katror; metra katror; cm2; m2Vështrim i përgjithshëmPerimetri është gjatësia e vijës që rrethon një figurë. Syprina është sipërfaqja që zë figura e rrethuar nga vija. Ky kapitull shpjegon si të llogaritim syprinën dhe perimetrin e disa figurave të rregullta dhe të parregullta. Figura, e cila i ka të gjitha brinjët dhe këndet të barabarta quhet e rregullt, për shembull: katrori, trekëndëshi barabrinjës etj. Gjithashtu, në këtë kapitull jepen dhe formula për llogaritjen e syprinës së një drejtkëndëshi dhe njësitë e syprinës. Ato janë cm2 dhe m2(centimetra në katror dhe metra në katror).Si mund të ndihmohen nxënësit?Ndonjëherë, nxënësit ngatërrojnë syprinën me perimetrin. Ju mund t’i ndihmoni duke ua treguar në figura perimetrin dhe syprinën. Gjithashtu, mund të përdorni çdo lloj forme të vogël për të ndërtuar figura të ndryshme dhe më pas të gjeni syprinat dhe perimetrat e këtyre figurave. Përdorni të njëjtin numër formash për të formuar figura të ndryshme, për shembull:Kjo figurë e ka perimetrin 10 cm dhe syprinën 4 cm2.Kjo figurë e ka perimetrin 6 cm dhe syprinën 2 cm2.

