Page 82 - Demo
P. 82
82Formula për gjetjen e syprinës së një drejtkëndëshi është: gjatësi × gjerësi. S = a × bSyprina e këtij drejtkëndëshi është 30 cm2. Ajo mund të gjendet ose duke numëruar katrorët, ose meqë kemi 6 rreshta me nga 5 katrorë me brinjë 1 cm, mund të llogaritim 6 × 5 = 30 katrorë, e thënë ndryshe 30 cm2.Pra: 6 × 5 = 30 cm2.Perimetri është 22 cm. Ai mund të gjendet duke mbledhur të gjitha gjatësitë e brinjëve të figurës: 5 cm + 6 cm + 5 cm + 6 cm = 22 cm. Gjithashtu, ai mund të gjendet edhe duke mbledhur dyfishin e dy brinjëve me gjatësi të ndryshme: (5 cm × 2) + (6 cm × 2) = 22cm P = (a × 2) + (b × 2)Gjej syprinën dhe perimetrin e secilit prej drejtkëndëshave të dhënë më poshtë, duke e menduar çdo katror të figurave me brinjë 1 cm.1. Syprina: Perimetri:2. Syprina: Perimetri:9 A/B Perimetri dhe syprinaEksplorojmë

