Page 87 - Demo
P. 87
Përpunimi 10 i të dhënaveFjalë kyçegrup vijash; grafik me shtylla; grafikë me vijë; tabela e dendurive; boshtet; bosht; shkallë; interval; diagrami i Venit; më i pëlqyer; haset më shpesh; më pak i pëlqyer; nuk haset shpesh; anketë, pyetësor; të dhëna; të dhëna të vazhdueshme; të dhëna të veçantaVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull vazhdon zhvillimi i ideve të përpunimit të të dhënave. Nxënësit do të vazhdojnë të mësojnë si të paraqesin të dhënat në grafikë me shtylla dhe në grafikë me vijë. Në këtë kapitull, ata duhet të gjejnë shkallëzimin që duhet të përdorin për secilin grafik.Si mund të ndihmohen nxënësit?Vazhdoni të shikoni grafikë, diagrame dhe mënyra të interpretimit të të dhënave në lajmet televizive ose në gazeta dhe revista. Përdorini ato për të diskutuar me nxënësit për grafikët, diagramet dhe kuptimin e tyre. Inkurajoni nxënësit që të përdorin teknikat e përpunimit të të dhënave për të marrë vendime në shtëpi. Ata mund t’ju ndihmojnë të vendosni se ku të shkoni për piknik, në shëtitje me familjen ose çfarë të gatuani për drekë.

