Page 116 - Demo
P. 116


                                    ZbulojmëPunoni në grupe prej katër vetash.• Secili prej jush të formojë me plastelinë, brenda 30 sekondave, litarin më të gjatë që mundet.• Vendosini litarët e grupit tuaj nga më i shkurtri te më i gjati.• Tani, mundohuni të gjeni me përafërsi gjatësinë e litarit më të shkurtër.• Shkruani në tabelën e mëposhtme gjatësinë e përafërt që menduat.• Tani përdorni vizoren për të matur gjatësinë e këtij litari. Shënoni matjen në tabelë.7B Matja e gjatësisë• Bazuar në këtë matje, gjeni me përafërsi gjatësinë e litarit të dytë në radhë.• Tani matni litarin e dytë në radhë.• Përsëritni të njëjtën gjë edhe për dy litarët e tjerë, sipas radhës.• Shënoni në tabelë gjetjet tuaja të përafërta, matjet dhe ndryshesat ndërmjet tyre.• Shkruani matjet në centimetra dhe në milimetra.Për shembull: 124 mm, 12,4 cm. A ndiheni më të zotë për të gjetur sa më saktë vlerën e përafërt të një gjatësie?Emri Gjej me përafërsi Gjej me matje Ndryshesa112
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120