Page 12 - Demo
P. 12


                                    0527163849Zbulojmë1. Puno me një shok ose me një shoqe. • Secili prej jush të shkruajë nga dhjetë numra, në një fletë. (Shkruani lloje të ndryshme numrash me numër të ndryshëm shifrash. Përfshini numra dhjetorë dhe natyrorë, numra pozitivë dhe negativë.)• Pritini numrat dhe vendosini përmbys mbi tryezë.• Me radhë, zgjidhni nga një numër dhe vendosini të zbuluar mbi tryezë.• Teksa zbuloni numrat, vendosini në tryezë duke i renditur nga më i vogli te më i madhi.• Shkruani numrat e renditur këtu:• Tani zgjidhni çifte numrash. Shkruajini ata bashkë me simbolet > ose < për t’i krahasuar.Për shembull: 23,5 < 50 47 > –12• Shkruani çiftet e numrave këtu:2. Korridori i katit të parë të shkollës është 23,95 m i gjatë, ndërsa korridori i katit të dytë është 23,50 m.Cili korridor është më i gjatë? • Shkruaj me numrat e mësipërm dy fjali numerike, duke përdorur simbolet < dhe > për t’i krahasuar ata:3. Elvisi kishte 124 guaska. Linda kishte 142 guaska.Cili kishte më shumë guaska? • Shkruaj me numrat e mësipërm dy fjali numerike, duke përdorur simbolet < dhe > për t’i krahasuar ata:1D Renditja dhe krahasimi8
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16