Page 149 - Demo
P. 149
Përforcojmë9 Perimetri dhe syprina1. • Vizato dy katrorë dhe dy drejtkëndësha në hapësirën e mëposhtme.• Mat gjatësitë dhe gjerësitë e tyre në centimetra të plotë. Sigurohu të jesh i/e saktë, kur përdor vizoren.• Shënoji këto matje në figurat e tua. • Tani gjej perimetrat e këtyre figurave. Përdor një nga formulat që mësove gjatë këtij kapitulli.Për drejtkëndëshin: P = (2 × a) + (2 × b) Për katrorin: P = 4 × a • Shkruaj perimetrin përkrah secilës figurë.• Tani gjej me formulë syprinat e figurave të tua. Përdor një nga formulat që mësove gjatë këtij kapitulli.Për drejtkëndëshin: S = a × b Për katrorin: S = a × a .• Shkruaj syprinën brenda secilës figurë.2. Një drejtkëndësh e ka njërën brinjë sa gjatësia e brinjës së katrorit me perimetër 32 cm dhe brinjën tjetër 3 cm më të shkurtër se e para.Sa është perimetri i drejtkëndëshit?Me sa do të zvogëlohet perimetri i katrorit, nëse brinja e tij zvogëlohet me 2 cm?Perimetri dhe syprina145

