Page 152 - Demo
P. 152


                                    Zbulojmë10A Tabelat e dendurive dhe piktogramet• Mëso: Statistika është shkenca që merret me grumbullimin, organizimin dhe analizimin e të dhënave të ndryshme.Si mund ta marrësh informacionin e nevojshëm për t’iu përgjigjur pyetjes?• Shkruaj pyetjen që mund të bësh, pastaj mbaj shënim përgjigjet e shokëve të klasës.• Vizato një tabelë dendurish, në të cilën do të shënosh rezultatet e anketës.• Në ndarjen e parë vertikale të tabelës do të shkruash të dhënat që more nga përgjigjet e pyetjes që bëre. Ndërsa në ndarjen tjetër të tabelës (denduria), do të shënosh numrin që tregon sasinë për çdo të dhënë.• Vepro si më lart, duke u bërë shokëve një pyetje tjetër, për të marrë një informacion të ri rreth tyre. Shkruaj tri rezultate që mësove nga tabela jote.Të dhënat e grumbulluara mund të paraqiten në tabela dendurie dhe grafikë të ndryshëm.Denduria na tregon se sa herë shfaqet një e dhënë në faktet e grumbulluara.Mendo rreth një informacioni që do të marrësh për shokët e klasës sate.Shkruaje atë si një pyetje më poshtë. (Për shembull: Ku dëshirojnë ata t’i kalojnë pushimet verore?).Denduria148
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156