Page 154 - Demo
P. 154
Zbulojmë• Punoni në grupe të vogla.• Mendoni rreth diçkaje që do të donit të dinit për shokët e klasës suaj. Për shembull: kafsha e tyre e preferuar, sporti apo ushqimi i preferuar.Mund të zgjidhni një nga këto ide, por më mirë mendoni diçka tjetër.Si do t’i mblidhni të dhënat?• Mblidhni të dhënat.• Paraqitini ato në një grafik me shtylla.Përdorni një bosht vertikal që rritet me nga dy njësi. Shënoni në të ndarjet e barabarta dhe numrat përkatës.Nën boshtin horizontal, poshtë secilës shtyllë që do të vizatoni, shënoni faktet që morët nga pyetja që i bëtë shokëve.• Vizatoni grafikun më poshtë:• Grafiku me shtylla realizon paraqitjen grafike të informacionit të grumbulluar, me anë të shtyllave të vizatuara. Lartësia e tyre tregon sasinë e të dhënave për çdo grup. 10B Grafikët me shtylla dhe grafikët me vijë• Në një fletë tjetër letre, shkruani disa pyetje rreth këtij grafiku për t’ua drejtuar shokëve. numri i fëmijëve150

