Page 33 - Demo
P. 33
2E PërqindjetEksplorojmë• Nxirr tri letra me shifra, nga të cilat njëra prej tyre të jetë zero.• Formo një numër me tri shifra shumëfish të 10.• Llogarit sa më shumë përqindje të këtij numri, brenda dy minutash.• Shkruaj përqindjet më poshtë:3. Saimiri do të blejë një palë çorapë.Para uljes së çmimeve, çorapët kushtonin 50lekë.Gjatë uljeve, çmimi i tyre u ul me 20%.Sa kushtojnë çorapët pas uljes?• Tani zgjidh problemat e mëposhtme.Trego si vepron për t’i zgjidhur ato.1. Në një dyqan ka 100 bukë. 40% e tyre janë të ndara në feta.Sa bukë nuk janë të ndara në feta?Si e gjete?2. Në festën e karnavaleve morën pjesë 680 veta.Gjysma e tyre ishin fëmijë.25% e fëmijëve ishin vajza.Fëmijët e tjerë ishin djem.Sa vajza ishin në festën e karnavaleve?Sa djem ishin në festën e karnavaleve?4. Në klasën e Erit janë 30 nxënës.40% e klasës janë djem.Sa djem ka në këtë klasë?Sa vajza ka në këtë klasë?5. Fletoret kushtonin 45lekë/copa para uljes së çmimeve. Gjatë uljeve, çmimi i tyre u ul me 20%. Sa është çmimi i ri i fletoreve?6. Krijo dhe zgjidh problema duke llogaritur 20% të 480 dhe 45% të 7900.Thyesat, numrat dhjetorë, përqindja, raporti dhe përpjesëtimi29

