Page 99 - Demo
P. 99
5F Shumëkëndëshat• Provo hulumtimet e mëposhtme.• Bëji një e nga një.• Krahasoji rezultatet me një shok.Hulumtimi 1• Vizato një drejtkëndësh në një letër me katrorë.• Vizato një drejtëz simetrie imagjinare në njërin kulm të drejtkëndëshit, që të jetë paralele me diagonalen e tij.Zbulojmë• Tani, vizato aty ku mendon se do të jetë pasqyrimi i këtij drejtkëndëshi:• Eksperimento me shumëkëndësha të rregullt dhe të parregullt (për shembull: trekëndësha, katrorë dhe gjashtëkëndësha).Hulumtimi 2• Palos një fletë letre katrore përgjysmë dhe më pas palose përsëri përgjysmë.• Vizato një figurë në një nga çerekët e fletës.• Jepja atë shokut tënd.• Zgjidh një nga çerekët e tjerë dhe kopjoje figurën, në mënyrë që të jetë simetrike me të parën.• Bëje këtë gjë edhe dy herë të tjera, në mënyrë që e gjithë fleta katrore të plotësohet me modelin e plotë.• Vizato më poshtë modelin e përfunduar.• Kontrollo parashikimin tënd me anë të një pasqyre.Për shembull:Format gjeometrike95

