Page 10 - Demo
P. 10


                                    Tregoj grupet shoqërore ku bëj pjesë.Dalloj grupet shoqërore ndërmjet tyre. Fjalë kyçe: grupe shoqërore kryesore dhe dytësoreSi mendoni ju?Çfarë është grupi shoqëror? Në cilin grup shoqëror bën pjesë Olivia? Po Idliri?A përbëjnë grup shoqëror fëmijët që janë në autobus? Përse?Çdo mëngjes, Olivia merr autobusin së bashku me mamin. Ajo shkon në shkollë, ndërsa mami, në punë. Në stacionin e autobusit gjithmonë ka shumë njerëz. Ajo shikon shpesh fëmijë të tjerë që nuk i njeh, por që marrin autobusin bashkë me të.Atje takon dhe shoqen e saj, Enian, me të cilën shkon në të njëjtën shkollë. Enia dhe Olivia kanë shumë dëshirë të pikturojnë dhe së bashku me Idlirin, shokun e klasës, ndjekin mësime pikture. Olivia mendon se të gjitha grupet e mësipërme të njerëzve janë grupe shoqërore.A ka të drejtë Olivia? Pse?Ne gjendemi shpesh në grupe të ndryshme. Disa prej tyre janë të rastësishme, si: grupi që pret në stacionin e autobusit, pushuesit në plazh, spektatorët në një koncert etj. Këto nuk mund t’i quajmë grupe shoqërore, sepse nuk gjejmë tri cilësitë e përbashkëta të grupit shoqëror: ndërveprimin, pikat e përbashkëta dhe qëllimin e përbashkët.Grupet shoqërore kryesore janë familja dhe miqtë e afërt.Familja na jep vlerat kryesore morale në jetë: ne e ndiejmë se i përkasim asaj. Përveç familjes, sa më shumë rritemi, aq më shumë gjejmë të përbashkëta me shokët apo shoqet tona më të afërta; me ta luajmë, shkëmbejmë mendime, bëjmë detyrat bashkë. Këto dy grupe quhen kryesore, sepse na ndihmojnë të formojmë karakterin tonë.Grupet shoqërore dytësore janë: klasa, skuadra e basketbollit, nxënësit që marrin pjesë në një kurs pianoje, kolegët e punës etj. Në këto grupe, ne zhvillojmë pasionin tonë (basketboll, kurs pianoje), si dhe ndjenjën e përkatësisë (ne jemi nxënës të klasës së pestë, punojmë dhe zbavitemi së bashku).Mësimi Grupet shoqërore ku bëj pjesë28
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14