Page 11 - Demo
P. 11


                                    VeprimtariNe bëjmë pjesë në grupe të ndryshme shoqërore, disa prej të cilave janë më të rëndësishmet.DiskutoÇdo grup shoqëror ka rregulla të veçanta.Diskutoni rregullat që zbatohen në grupet shoqërore ku bëni pjesë.Pse është e rëndësishme që të zbatohen rregullat brenda grupit?A ndryshojnë rregullat me kalimin e kohës?DetyrëPyet në familje për një rregull që kishit kur ishe më i/e vogël, por që tani nuk e përdorni më. Përshkruaj rregullin. Diskuto përse u ndryshua ky rregull. Çfarë duhet të bësh për të ndryshuar një rregull me të cilin mund të mos jesh dakord?Grupe shoqërore Grupe të rastësishmeMendoKlasifiko grupet e mëposhtme si grupe shoqërore dhe grupe të rastësishme:anëtarët e një klubi leximi, pjesëmarrësit në një veprimtari sportive, anëtarët e një familjeje, kolegët e punës, udhëtarët në një autobus, vizitorët në një muze.PlotësoRreshto më poshtë grupet shoqërore ku bën pjesë. Përcakto nëse është grup shoqëror kryesor apo dytësor.Grupi ku bën pjesë Grup kryesor Grup dytësor9
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15