Page 12 - Demo
P. 12


                                    Veproj me përgjegjësi në grupin ku bëj pjesë.Ndihmoj shokët e grupit. Fjalë kyçe: grup,të përbashkëta,përgjegjësiSi mendoni ju?Në cilin grup shoqëror bëjnë pjesë Joni dhe Era?Si mendoni se duhet të veprojë Joni që të jetë pjesë e grupit teatror?Po Era, çfarë duhet të bëjë? Pse?Përse është nevojshme që Roni të luajë për skuadrën? Si ndihet ai? Po anëtarët e tjerë të skuadrës?Joni dhe Era, së bashku me familjet e tyre, banojnë në të njëjtin pallat. Ata shkojnë në të njëjtën shkollë. Patrisi është pjesëtare e grupit teatror të shkollës. Joni ka shumë dëshirë të jetë pjesë e këtij grupi, por ai nuk guxon që të shkojë, pasi është i turpshëm.Roni luan në skuadrën e basketbollit të shkollës. Pavarësisht se është lojtar shumë i mirë, ai ndihmon shokët e tij të luajnë më mirë. Ai lufton për skuadrën. Mësuesi i fizkulturës i thotë se është më e rëndësishme të luash për skuadrën. “Nëse skuadra luan mirë, do të shkëlqesh dhe ti”, i thotë ai. Si anëtarë të një grupi, ne kemi dëshira dhe pasione të përbashkëta me pjesëtarët e tjerë të tij. Gjithashtu, brenda tij mund të fitojmë dije dhe aftësi të reja. Patrisi, për shembull, mëson të aktrojë së bashku me shokët dhe shoqet që janë pjesë e grupit teatror. Duke qenë pjesëtarë të një grupi, ne njohim dhe forcojmë më shumë lidhjet me pjesëmarrësit e tij. Pra, ndiejmë se të gjithë jemi pjesë e rëndësishme dhe i përkasim këtij grupi. Secili prej nesh ka rolin e tij brenda grupit. Por kujdes: kjo do të thotë të marrim përsipër përgjegjësi ndaj tij dhe anëtarëve të grupit. Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë shokët dhe shoqet apo familjarët, që nuk janë pjesë e tij, por janë pjesë e grupeve të tjera shoqërore ku bëjmë pjesë, ndaj duhet t’i respektojmë të gjithë.Mësimi Të jesh anëtar i një grupi310
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16