Page 13 - Demo
P. 13


                                    VeprimtariTë ndierit përgjegjës në grup na çon drejt realizimit të qëllimit të përbashkët.MendoAlbana ishte e shqetësuar. Në klasë po përgatiteshin për një shfaqje teatrale dhe ajo kishte rolin kryesor. Por nuk po e mësonte dot pjesën, sepse ato ditë, familja e saj po zhvendosej në një shtëpi të re. Pse shqetësohej Albana që nuk po bëhej dot gati për shfaqje?A ndiente përgjegjësi për detyrën që kishte?Çfarë mund të bënte ajo që të ishte gati për shfaqjen?PlotësoNë grup, secili ka përgjegjësitë e veta. Plotëso tabelën me grupet shoqërore ku bën pjesë dhe përgjegjësitë që ke në atë grup.Grupi shoqëror ku bëj pjesë Përgjegjësitë e miafamiljeklasëDiskutoDiskuto me shokët si duhet të sillen anëtarët, që një grup të funksionojë sa më mirë dhe plotëso.Tregoni shembuj nga jeta juaj në klasë, kur nuk jeni ndier i respektuar nga të tjerët, ose kur ju nuk keni respektuar të tjerët.DetyrëSill shembuj kur ke mësuar gjëra të reja nga anëtarët e grupit.Anëtarët e grupit11
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17