Page 14 - Demo
P. 14
Anëtarët e klubit të leximit të një shkolle po bisedonin me njëri-tjetrin se çfarë aktiviteti të bënin për festat e Nëntorit. Ata dëshironin të organizonin një konkurs recitimi me temë ngritjen e flamurit në Vlorë, por nuk dinin se si. Learti dhe Alba, që e duan leximin, menduan se do të ishte mirë që në fillim të bisedonin me mësuesen për mënyrën e organizimit të konkursit. Më pas, ata do të gjenin poezitë që do të recitoheshin. Të gjithë nxënësit e klasës e pranuan mendimin e tyre dhe vendosën që Learti dhe Alba të bisedonin me mësuesen dhe të drejtonin punën deri ditën e realizimit të konkursit.Çdo grup shoqëror ka një ose disa persona që drejtojnë dhe organizojnë punën në grup. Ata janë të nevojshëm, sepse grupi ka shumë anëtarë, të cilët mund të mos merren vesh dhe kjo dëmton qëllimin e përbashkët të grupit. Personat që drejtojnë grupin shoqëror quhen udhëheqës ose drejtues të grupit.Të jesh drejtues është një detyrë, pra do të thotë të marrësh përsipër përgjegjësi në lidhje me mbarëvajtjen e grupit.Të jesh drejtues nuk do të thotë që të jesh i rritur dhe të kesh një detyrë të rëndësishme. Ne mund të jemi drejtues që tani. Për shembull, Learti dhe Alba janë drejtues të klasës së tyre për aktivitetin e festave të Nëntorit. Po ashtu, edhe kapiteni i skuadrës së futbollit apo organizatori i një konkursi janë drejtues. Në një grup, mund të kesh rolin e drejtuesit e në një grup tjetër, role të tjera. Rolet mund të këmbehen në të mirë të qëllimit të përbashkët të grupit.Mësimi Nevoja e një drejtuesi në grup4Tregoj përse duhet një drejtues në grupDalloj karakteristikat e drejtuesit të grupit. Fjalë kyçe: drejtues,anëtar,përgjegjësiSi mendoni ju?A janë nxënësit pjesë e një grupi shoqëror? Si mund ta vlerësojmë grupin e tyre, kryesor apo dytësor?Çfarë roli luajtën Learti dhe Alba?Si e pritën ata këtë detyrë?12

