Page 15 - Demo
P. 15


                                    VeprimtariDrejtuesi duhet të ndihmojë grupin për të arritur qëllimin e caktuar.MendoLexo listën e mëposhtme për cilësitë që duhet të ketë një drejtues. Sipas teje, cila prej tyre është më e rëndësishmja? Pse?Drejtuesi duhet të punojë shumë: nuk duhet as të përtojë, as të humbasë kohë.Ai duhet të jetë i sinqertë me anëtarët e grupit dhe të flasë hapur me ta. Drejtuesi duhet t’i përkushtohet punës, shokëve dhe shoqeve të tij të grupit.Drejtuesi duhet të respektojë anëtarët e tjerë të grupit. Të gjithë kanë ide të mira, ndaj drejtuesi duhet t’i dëgjojë ato dhe të diskutojë me anëtarët e tjerë.DiskutoSi caktohet një drejtues?Ai e cakton vetë veten të tillë, pa pyetur asnjë anëtar të grupit.Ai dëshiron të jetë drejtues dhe ia shfaq këtë mendim anëtarëve të grupit.Anëtarët e grupit e caktojnë atë.Nga tri mënyrat e mësipërme, cila ju duket më e përshtatshme? Përse?Përse një drejtues nuk mund të zgjidhet vetë i tillë, pa pyetur askënd?A mund të bëjë një drejtues siç do vetë, meqenëse është drejtues? Pse?A do të shtoje ndonjë cilësi tjetër?Punë në grupOrganizoni në klasën tuaj një konkurs për paraqitjen më të mirë të dy personazheve që keni për zemër nga librat që keni lexuar ose filmat që keni parë. Ndahuni në disa grupe me 4-5 anëtarë. Secili grup do të përgatitet për njërin prej tyre. Ndani detyrat brenda grupit. Caktoni drejtuesin e grupit dhe detyrat që do të ketë ai. Çfarë detyrash do t’i caktoni drejtuesit?Çfarë prisni prej tij?Pasi të mbaroni konkursin, diskutoni së bashku me drejtuesin tuaj për mënyrën si u organizua puna. Flisni hapur me të. 13
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19