Page 16 - Demo
P. 16


                                    Mësimi Veprimtari praktike: Zgjedhja e drejtuesit të grupitHapi 1Formoni një grup dhe caktoni qëllimin që do të ketë ai. Për shembull, mbjellja e një peme në oborrin e shkollës ose në parkun e qytetit apo fshatit tuaj.Hapi 2Pasi të formohet grupi, secili nga ju, nëse ka dëshirë, mund të kërkojë të jetë drejtuesi i grupit, pra mund të kandidojë për drejtues.Secili prej kandidatëve duhet të paraqesë përpara grupit idetë e tij se si duhet të realizohet mbjellja e pemëve. Dëgjoni me kujdes të gjithë kandidatët, që të bëni zgjedhjen e duhur.Hapi 3Pas paraqitjes së të gjithë kandidatëve, grupi do të votojë për drejtuesin e tij.Para se të votoni, kujtoni cilësitë që duhet të ketë një drejtues.Shkruani emrin e kandidatit që ju bind më shumë me idetë e tij dhe tek i cili keni besim se do ta kryejë punën si duhet. Organizoni në klasë veprimtarinë me titull “Zgjedhja e drejtuesit të grupit”. Mjete tënevojshme:Letër A4, laps, kuti kartoniTë zgjedhësh drejtuesin e grupit do të thotë të caktosh me anë të votës se kush do të jetë përgjegjësi për mbarëvajtjen e një veprimtarie.514
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20